Të shtënat me armë gjatë aksionit të Policisë në veri, sekuestrohen mbi 15 predha

Të shtënat me armë gjatë aksionit të Policisë në veri, sekuestrohen mbi 15 predha

08:00, 24/05/2022

Të hënën u raportua për një aksion të Doganës në asistim me Policinë e Kosovës në fshatin Rudine të Zveçanit, në kërkim të prodhuesve ilegalë të kriptovalutave, por që zbuluan një laborator droge. Po për çudi dje ka pasur një vonesë të pazakontë në lëshimin e urdhëresës për bastisje nga autoritetet e Gjykatës dhe Prokurorisë, e cila u shfrytëzua nga personat të cilin kishin synim ta sabotonin këtë kontroll, duke organizuar të shtëna nga distanca.

Gjithçka ndodhi rreth orës 14:00, kur nisën të shtënat me armë zjarri, që mund t’iu kushtonin me jetë zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë në veri të vendit.

Në vendin ku pati gjuajtje me armë zjarri, u sekuestruan mbi 15 predha, si provë për të hetuar rastin se prej nga erdhën të shtënat, në momentin që Policia po tentonte të kryente bastisje në një lokacion.

Personat që dyshohet se kanë gjuajtur, me qëllimin për ta sabotuar aksionin, kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që hetimet për këtë rast kanë filluar.  

Përkundër të shtënave dhe zvarritjes në lëshimin e urdhëresave, aksioni policor dje vazhdoi, me ç’rast u zbulua një laborator droge me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se pronari i objektit ku u gjet laboratori për kultivimin e marihuanës është Sinisha Nedeljkoviç.

Po ashtu dje u publikuan edhe pamjet e objektit ku u gjet laboratori i drogës, i cili është në ndërtim e sipër. Përpos këtij objekti, Nedeljkoviç është pronar edhe i një objekti tjetër, në qendër të Zveçanit.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco