A do të jetë kandidat për President të Shqipërisë? Flet Haradinaj

A do të jetë kandidat për President të Shqipërisë? Flet Haradinaj

07:55, 24/05/2022

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e mendon fare të jetë kandidat për president të Shqipërisë.

Një raportim nga një media pas një foto të përbashkët mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me Haradinaj nxitithashetheme por Haradinaj përsëri ka mohuar kategorikisht këto.
Tutje ai flet edhe për thashethemet se emri i tij po përflitej si kandidat për president të Shqipërisë.

“Nuk jam pjesë e garës së brendshme të Shqipërisë. Aq shumë e dua Shqipërinë sa që nuk ia bëjë atë. Unë jam rritur këtu. Dhe kemi kushtetutën tonë. Nga respekti që kam për Shqipërinë nuk shkoj nga këtu atje për të qenë funksionar. Po të ishim në bashkim apo union pse jo. Përderisa kemi dy kushtetuta nuk e bëj. Kam nënshtetësi shqiptare dhe ndihem krenar. Por nuk e bëjë këtë”, tha ai.

Tutje ai komentoi edhe deklaratën e Ramës se do të dëshironte Hashim Thaçin si president të Shqipërisë.“

Është shumë gjest i mirë nga ana e tij. Gjest fisnik”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco