Protestohet për Trustin të enjten, kërkohet tërheqja e 30% të mjeteve

Protestohet për Trustin të enjten, kërkohet tërheqja e 30% të mjeteve

18:53, 22/05/2022

Të enjten protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trust-it pensional, bëri të ditur deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Përmes një postimi të shpërndarë të një grupi qytetarësh në Facebook, bëhet e ditur se të enjten në ora 12:00 në Prishtinë do të përcillet protesta e qytetarëve të cilët shkruajnë se kanë pritur që projektligji për Trust-it të arrijë në Kuvend pasi deputetëve u është dërguar për më shumë se një muaj tani.

“Pra të enjten protestojmë në mënyrë paqësore para Kuvendit të Kosovës, dhe ju bëjmë thirrje deputetëve të Kuvendit të votojnë Projektligjin për tërheqje 30 % të Trustit!”, shkruhet në grupin “Pro Tërheqjes 30% të Trust-it”.

Grupi në fjalë ka 26 mijë anëtarë të regjistruar në faqen në Facebook të cilët janë ftuar për të marrë pjesë në protestë.

Haxhiu qe nismëtari i iniciativës për lejimin e tërheqjes së deri në tridhjetë përqind të mjeteve të Trust-it si pasojë e krizës së rënduar ekonomike dhe rritjes së madhe të çmimeve të produkteve elementare ushqimore.

Partitë opozitare janë pajtuar me propozimin e Haxhiut dhe janë përgjigjur pozitivisht për votimin e saj në rast të arritjes së saj në Kuvend.

Haxhiu ka thënë se sjelljen e projektligjit në Kuvend po e pengon dhe stërzgjatë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja.

LVV ka dalë kundër iniciativës në fjalë duke e quajtur “varfërim të qytetarëve në pleqëri”.

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që të dalin me një masë të paqartë që supozohet të ndihmojë në krizën ekonomike prej 100 eurove për sektorin publik, privat dhe studentëve, ndonëse këtyre dy kategorive të fundit edhe pas një muaji që nga paraqitja e një mase të tillë nuk ua ka ndarë mjetet e premtuara me arsyetimin se nuk është bërë ende verifikimi i të dhënave të pranuara nga aplikuesit.

Masa në fjalë është kritikuar për homogjenitet dhe uniformitet të nevojave që nuk janë homogjene dhe uniforme në mesin e qytetarëve.

100 euro pa diferencim është parë si një masë jo fortë e mençur karshi nevojave të ndryshme në shoqëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco