Publikohen pamjet e gjetjes së trupit të pajetë i cili kishte rënë në lumin e Klinës

Publikohen pamjet e gjetjes së trupit të pajetë i cili kishte rënë në lumin e Klinës

18:18, 22/05/2022

Mëngjesin e sotëm është raportuar se një person ka rënë në lumin e fshatit Deiq të Klinës.

Pas disa orëve kërkim, ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes nga Garda e FSK-së, bashkë me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkim-shpëtimit.

Por pas disa orëve kërkimi, ekipet kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të qytetarit nga Klina.

I njëjti raportohet të jetë personi me inicialet V.K.

Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.

Ndryshe gjetja e trupit të pajetë të tij është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.

FSK ka publikuar edhe disa pamje të ekipit të kërkim-shpëtimit gjatë kërkimit të personit të lartpërmendur./Lajmi.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco