Deputetja e AAK-së kërkon të rriten pagat, janë rritur çmimet

Deputetja e AAK-së kërkon të rriten pagat, janë rritur çmimet

18:05, 22/05/2022

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj shqetësim të madh e sheh mosngritjen e pagave për qytetarët të cilët po e paguajnë koston e jetesës me ngritje të vazhdueshme të çmimeve.

“Është gjendje e rëndë ekonomike për qytetarët e Kosovës sepse ka vite që pagat nuk janë ngritur. Ndërsa kostoja e jetesës është rritur shumë sepse janë rritur çmimet e derivateve dhe energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë është varfëruar shporta e qytetarit. Kjo ka qenë arsyeja që kemi kërkuar që të sillet në Kuvendin e Kosovës edhe Ligji për paga dhe rritja e pagës minimale”, ka thënë ajo për ekonomiaonline.

“Paga minimale është sjellë por në mënyrë diskriminuese për kategoritë të veçanta. Ende nuk po e sjellë qeveria ligjin e pagave. Në bazë të Qeverisë thuhet që ka por mjaftueshëm nuk ka. Ka disa marrëveshje por sa po implementohen këto marrëveshje qoftë ekonomike e politike duhet komisionet parlamentare me shikuar zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, ka deklaruar ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco