Ali Berisha zgjedhet kryetar i AAK-së në Pejë

Ali Berisha zgjedhet kryetar i AAK-së në Pejë

17:56, 22/05/2022

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë ka zgjedhur Ali Berishën kryetar të saj për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të AAK-së në Pejë.

“Sot, në prezencën e 327 delegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota absolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Pejë.

Njoftimi i plotë:

Sot, në prezencën e 327 dëlegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota apsolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!

Gjithashtu u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës!

Këtë kuvend madheshtor me prezencën e tij e nderoj lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z.Ramush Haradinaj!

Falënderim për të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces të brendshem zgjedhor!.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco