Shala i PDK-së kritikon Qeverinë: S'ka asnjë përparim

Shala i PDK-së kritikon Qeverinë: S'ka asnjë përparim

17:25, 22/05/2022

Situata e përgjithshme në Evropën e ndikuar nga lufta në Ukrainë ka bërë që të ketë probleme edhe në zinxhirin e furnizimit dhe prodhimit të produktet ushqimore.

Madje shumë shtete kanë ngritur alarmin për mungesë të produkteve bazike e ngritje të çmimeve.

Për shkak të kësaj deputetët të opozitës po thonë se Kosova ka hyrë në krizë të thellë ekonomike dhe kjo po bëhet e papërballueshme për qytetarët e vendit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë se nuk ka asnjë përparim në sektorin ekonomik, energjetik dhe as atë politik.

Tutje, ai foli edhe për relacionet Kosovë-Shqipëri, duke shtuar se pas kaq vitesh ka ftohje ndërmjet dy vendeve.

“Lufta në Ukrainë definitivisht do të ndikojë edhe në zinxhirin e furnizimit dhe prodhimit për produktet ushqimore. Tashmë shumë institucione ndërkombëtare kanë ngritur alarmin që duhen masa paraprake dhe nuk guxojmë të jemi të heshtur dhe nuk guxojmë të jemi pasiv para një situate të tillë”.

“Nuk po e shohim nivelin e lartë më sektorin ekonomik, energjetik dhe as atë politik. Kemi ftohje të relacioneve Shqipëri-Kosovë që nuk do të duhej ta kishim pas kaq vitesh kur Kosova është shtet dhe kemi këto institucione”, tha Shala për EO.

Sipas tij, nuk ka qartësi as në procesin e dialogut, por vetëm ngrirje totale të gjithë spektrit politik ndërkombëtar, duke shtuar se Qeveria nuk ka krjuar alternativë për furnizim dhe prodhim.

"Aktualisht nuk kemi strategji zhvillimore. Nuk kemi qartësi në procesin e dialogut, por kemi ngrirje totale të gjithë spektrit politik ndërkombëtar në këtë relacion dhe ndikon edhe në aspektin ekonomik sepse shumë linja të furnizimit janë të varura e që do duhej tashmë të kishim alternativa, por kjo Qeveri ende nuk ka krijuar alternativë për furnizim dhe prodhim”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco