​Delegacioni i MCC-së nga Uashington në vizitë tre ditore në Kosovë

​Delegacioni i MCC-së nga Uashington në vizitë tre ditore në Kosovë

08:52, 22/05/2022

Një delegacion i Millennium Challenge Corporation, i kryesuar nga zëvendëspresidentja e MCC-se, Alicia Mandeville, do të vizitojë Kosovën gjatë 22-24 maj. 

Ata do të qëndrojnë në Prishtinë dhe Mitrovicë, ku do të vizitojnë nga apartamentet përfituese të Prishtina HeatSave, pastaj do të jenë prezent në ngjarjen që shënon përmbylljen e projektit ‘Women in Energy’, projekt ky që mundësoi që mbi 200 vajza dhe gra të kyçen në sektorin e energjisë përmes punës praktike me pagesë, dhjetëra vajza të studiojnë në fusha të energjisë, si dhe mbi 400 gra ndërmarrëse të rrisin bizneset e tyre përmes granteve për efiçiencë të energjisë.

Ndërkohë, do të marrin pjesë edhe në konferencën e donatorëve me temë “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë”.

Ja agjenda:

22.05.2022

PRISHTINA HEATSAVE
Vizitë në një nga apartamentet përfituese të Prishtina HeatSave

E diel, 22 maj, 15:30, Bregu i Diellit, Zona Lindje, 11/4, Prishtinë
Delegacioni nga Uashingtoni, kryesuar nga Alicia Phillips Mandaville, viziton një familje Prishtinase në apartamentin e tyre, për të parë nga afër sistemin e tanishëm të ngrohjes. Në vizitë, prezent do të jetë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues nga Ngrohtorja Termokos, Drejtori Ekzekutiv i MFK-së dhe kontraktorët implementues të këtij projekti.

PRISHTINA STREET PARTY
Vizitë shtandit informues të Prishtina HeatSave
E diel, 22 maj, 16:45, Sheshi ‘Nëna Terezë’
Ngjarje e organizuar nga Komuna e Prishtinës, ku në mesin e aktiviteteve të ndryshme në sheshin Nëna Terezë, qytetarët e Prishtinës do të njoftohen në lidhje me projektin Prishtina HeatSave, që ka për synim modernizimin e sistemit të ngrohjes, si dhe instalimin e pajisjeve të sofistikuara të matjes së ngrohjes në shtëpitë e tyre. Kjo vizitë, përveç delegacionit nga Uashington, do të ndiqet edhe nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

GRATË NË ENERGJI
Ngjarja përmbyllëse e Programit ‘Gratë në Energji’
E hënë, 23 maj, 9:30, Kino Armata
Kjo ngjarje shënon përmbylljen e projektit ‘Women in Energy’, projekt ky që mundësoi që mbi 200 vajza dhe gra të kycen në sektorin e energjisë përmes punës praktike me pagesë, dhjetëra vajza të studiojnë në fusha të energjisë, si dhe mbi 400 gra ndërmarrëse të rrisin bizneset e tyre përmes granteve për efiçiencë të energjisë. Për këtë ngjarje të rëndësishme, do të na bashkohen Alicia Phillips Mandaville (Zëvendëspresidente, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, Uashington DC) dhe përfaqësues të institucioneve vendore, donatorë, media dhe aktivistë që kanë kontribuuar në adresimin e ceshtjes së inkuadrimit te gruas në energji dhe në sektorë ku dominon gjinia mashkullore. Lansimi i librit “Gratë në Energji”, dokumentari televiziv që paraqet figura, ngjarje dhe programe që aktivitetet e përgjithshme të programit ‘’Gratë në Energji’’, panele diskutimi ‘’Gratë në Energji dhe në STEM’’; janë vetëm disa nga pikat e programit të përgatitur me rastin e përfundimit të aktiviteteve në kuadër të projektit.

CILËSIA E AJRIT NË KOSOVË
Vizitë në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK)
E hënë, 23 maj, 16:00, IHMK
Vizitë në IHMK, për të parë për së afërmi databazën e të dhënave të ajrit dhe stacionet e reja të monitorimit të ajrit, teknologji kjo e mbështetur nga MCC dhe MFK, si dhe për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta drejt përmirësimit të kualitetit të ajrit në vend.

24.05.2022

SEEK / Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë 
Konferenca me donatorë
E martë, 24 maj, 9:30, Sëiss Diamond Prishtina
Kjo konferencë me donatorë, do të mbledhë përfaqësues nga institucionet e Kosovës, organizata ndërkombëtare dhe vendore, për të diskutuar të arriturat e deritanishme të programit SEEK, si dhe për të diskutuar mundësitë e investimeve të tjera për rritjen e eficiencës së energjisë dhe zvogëlimit të konsumit të energjisë elektrike në sektorin residencial në Kosovë.

SEEK/ Rinovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Banesore
Inaugurimi i renovimit të një prej ndërtesave, në Komunën e Mitrovicës
E martë, 24 maj, 15:30, Mitrovicë (Rr. Martirët e Kombit)
Delegacioni i MCC-së nga Uashington do të vizitojë një prej ndërtesave ku do të nisin punimet për rinovimin me masa të eficiencës së energjisë, si pjesë e projektit të MFK-së dhe MCC-së, SEEK/AER. Me këtë rast, Alicia Phillips Mandaville, Zëvendëspresidente e MCC-së, dhe Bedri Hamza, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, do të mbajnë fjalë rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco