70 për qind e tokave në “Kodrën e Trimave” pa pronarë “legjitim”

70 për qind e tokave në “Kodrën e Trimave” pa pronarë “legjitim”

08:26, 22/05/2022

Një pjesë e konsiderueshme e shtëpive të ndërtuara në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, janë të ndërtuara në tokën që s’u përkasin pronarëve të shtëpive. Të paktën jo në letër.

Sepse sipas kryetarit të kësaj bashkësie lokale, Ajet Brajshori, banorët e “Kodrës së Trimave” nuk kanë fletë poseduese të pronës ku jetojnë ndoshta tash e 40 vjet.

Brajshori, gjithashtu tha se komuna duhet të punojë që të gjejë, modalitete që banorët ta kenë sa më të lehtë aplikimin dhe nxjerrjen e dokumenteve të patundshmërisë.

Ndërkaq Drejtoria e Kadastrit, tha se kjo problematikë u takon disa drejtorive, e përmes postës elektronike ata treguan për veprimet që do të merren, njofton Klankosova.tv

Ai tha se nëse gjykata vendos për prona të caktuara që i takojnë komunës, ato duhet t’i kthehen Komunës.

Të tilla padi civile në krejt komunën e Prishtinës, janë 16 mijë përfshirë edhe “Kodrën e Trimave”, të cilat janë duke pritur verdiktin final tash e 20 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco