Haradinaj ngjitet në majë të bjeshkës, ia lëshon një kritikë Kurtit nga aty

Haradinaj ngjitet në majë të bjeshkës, ia lëshon një kritikë Kurtit nga aty

08:20, 22/05/2022

Ramush Haradinaj ka dalë për ecje sot në bjeshkët afër Plavës, ku në një video të postuar në Facebook, ka treguar për pjesën e mbetur të rrugës të paasfaltuar.

Ai tha se kjo rrugë është 12 km, e cila ishte e paraparë të ishte e kryer tashmë.

Sipas tij, Qeveria Kurti ka bërë që kjo rrugë të mos përfundohet, duke i ndalë financat.

“21 maj 2022, sot e kemi ngjit rrugën për Plavë. Pjesa e mbetur e paasfaltuar e Kosovës është 12 km. Ka pas me qenë e kryme, por për fat të keq Qeveria e tashme i ka ndal financat buxhetin, pra po e vonon. Pjesën e Malit të Zi, janë vetëm 8 km. Prej qendrës së Deçanit, deri në qendër të Plavës janë vetëm 48 km, që koha me makinë do të ishte vetëm 45 minuta. E dhimbshme që po vazhdojmë të mbesim të ndanë me vëllëzrit tanë në Plavë, Guci e në Malësi”, tha Haradinaj.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco