Testi i dytë, sot e nesër unaza qendrore e Prishtinës bëhet njëkahore

Testi i dytë, sot e nesër unaza qendrore e Prishtinës bëhet njëkahore

08:17, 21/05/2022

Nga sot e deri nesër unaza qendrore e Prishtinës do të jetë njëkahore për automjete.

Ky vendim është marrë nga Komuna e Prishtinës, e ndonëse është veç në fazën e testimit, qëllimi sipas komunës është zgjidhja afatgjate për lirimin e mbingarkesës së trafikut rrugor.

“Qarkorja njëkahëshe gjatë kësaj fundjave do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve :

– Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore

– Rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit

Po në këto data, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete dhe do të shfrytëzohen për aktivitetet e parapara në “Festivalin e Pranverës”:

– Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.

– Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha””, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton Klankosova.tv.

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim gjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco