Policia ndalon një serb në kufi, i gjen mbi 12 mijë euro dhe 363 mijë dinarë

Policia ndalon një serb në kufi, i gjen mbi 12 mijë euro dhe 363 mijë dinarë

08:08, 21/05/2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person për mos deklarim të parave.

Bëhet fjalë për një shtetas të Serbisë, të cilit i kanë gjetur mbi 12 mijë euro dhe 363 mijë dinarë

Tutje, në njoftim thuhet se për rastin janë njoftuar prokurori kujdestar, derisa rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

“Sot, rreth orës 15:00, pran brezit kufitar në Jarinjë, patrulla policore kufitare ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë) euro dhe 363.080 (treqind e gjashtëdhjetë e tremijë e tetëdhjetë) dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco