Veç 5.1 për qind e qytetarëve në Serbi mendojnë se duhet njohur Kosovën, në këmbim të anëtarësimit në BE

Veç 5.1 për qind e qytetarëve në Serbi mendojnë se duhet njohur Kosovën, në këmbim të anëtarësimit në BE

08:02, 21/05/2022

Në bazë të hulumtimit të Mendimit të ri politik serb (Nova srpska politicka misao) 87.2 për qind e qytetarëve të Serbisë janë kundër hyrjes së Serbisë në NATO, ndërsa 82.1 për qind janë kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

“Mbështetja për hyrjen e Serbisë në NATO është në nivelin më të ulët historik prej 5.4 për qind, dhe vetëm 6.9 për qind e të anketuarve besojnë se Rusisë duhet t’i vendosen sanksione, tha Gjorgje Vukadinoviq, për mediat serbe, duke prezantuar hulumtimin e Mendimit të ri politik serb “BE, Rusia, Kosova dhe Metohija, sanksionet dhe orientimet strategjike”.

Në pyetjen nëse duhet njohur Kosovën në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, 5.1 për qind mendojnë se duhet, ndërsa 84.7 për qind e të anketuarve mendojnë se nuk duhet bërë.

Vukadinoviq shpjegoi se ka pasur disa ndryshime për sa i përket mbështetjes së integrimeve evropiane dhe anëtarësimit të Serbisë në BE, por mbetet që BE-ja ka 20 për qind të “mbështetësve të fortë”, rreth 35 për qind të “kundërshtarëve të ashpër”, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve manovrojnë mes “po” dhe “jo”, kështu që aktualisht 41.8 për qind e qytetarëve e mbështesin rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa 43.4 për qind e kundërshtojnë atë.

“Çështja e BE-së është një çështje që ndan jo në mënyrë agresive apo luftarake, jo si me thikë, por në kuptimin e numrave dhe shumica nuk është e vendosur në atë qëndrim. Mendoj se qeveria ka hapësirë,  dëshirë dhe synime për të manipuluar këto gjetje. Çështja varet shumë nga atmosfera që po krijohet në media, mund të varet nga një deklaratë e Aleksandar Vuçiqit, sidomos ka hezitim tek votuesit e Partisë Progresive Serbe”, tha Vukadinoviq.

Kur bëhet fjalë për konfliktin ruso-ukrainas, vetëm 8,6 për qind e qytetarëve thonë se nuk i ndjekin ngjarjet, 43,1 për qind i ndjekin rregullisht dhe pjesërisht 48,3 për qind e qytetarëve.

Si fajtorin kryesor për konfliktin, serbët e shohin NATO-n (68.7 për qind), Ukrainën (7.4 për qind) dhe vetëm në vendin e tretë Rusinë (5.6 për qind), ndërsa 49 për qind e të anketuarve besojnë se Rusia ka të drejtë, 6.1 për qind mendojnë se Ukraina ka të drejtë, kurse 20.9 për qind mendojnë se askush nuk ka të drejtë.

Jankoviq tha se gjithnjë e më shumë po shihet se Bashkimi Evropian nuk po i ofron asgjë Serbisë, por se Serbisë vetëm po i kërkohet dhe se qytetarët e kanë hetuar këtë.

Rezultatet e këtij hulumtimi shkojnë në favor të gjitha partive pro-ruse që janë dyshuese ndaj BE-së dhe shprehimisht kundër hyrjes së Serbisë në NATO. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco