Kështu u helmuan nxënësit në një restorant në Mitrovicë

Kështu u helmuan nxënësit në një restorant në Mitrovicë

07:52, 21/05/2022

Rreth 50 nxënës të Prishtinës nga shkolla Nexhmi Mustafa-Besi janë helmuar dje. Eshte mësuar se nxënësit janë helmuar në restaurantin “Ujvara” në Mitrovicë. Këta nxënës nga Prishtina kishin shkuar në eskurzion në këtë komunë për të vizituar muzeun në Trepçë.

11 prej tyre janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për të marrur trajtim më pas janë liruar. Lirimin e tyre nga spitali e ka konfirmuar edhe Drejtori i Shëndetësisë Fahri Shabani.

“Për fat të mirë ,të gjithë nxënësit janë mirë dhe pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore po lirohen nga Spitali për të vazhduar rrugën për në shtëpitë e tyre. Për shkaqet dhe natyrën e këtyre problemeve shëndetësore , kolegët nga Qendra Rajona”, ka shkruar ai në një postim në facebook.

Po ashtu ai ka njoftuar se personeli i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike kanë marrë mostrat tek të helmuarit.

Lidhur me këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe me kryetarin e kësaj komunë Bedri Hamza i cili shprehu keqardhje që një rast i tillë ndodhi në Mitrovicë, por që sipas tij nuk kanë kompetenca për të dërguar inspektoriatin në restaurant.

“Kam qenë i kam vizituar 11 nxënësit, gjendja e tyre është e mirë dhe janë liruar për në shtëpi, por nuk është në kompetencën tonë që të dërgojmë inspektoriatin”, tha Hamza.

Drejtoresha e shkollës së fshatit Besi të Prishtinës, Xhevrie Osmani, thotë se nxënësit që dyshohet se u helmuan në Mitrovicë, po kthehen në shtëpi.

Ajo tha se pasi janë kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe ligjore, të njëjtit po kthehen te prindërit.

“Sot, shkolla jonë ka pasur vizitë me karakter mësimi në muzeun e kristaleve në Mitrovicë. Sa për t’i gëzuar fëmijët pak i kemi dërguar për t’i ushqyer në njërin prej restoranteve këtu në Mitrovicë te liqeni dhe pastaj kanë filluar simptomat tek 10 fëmijë”.

“Dy mësimdhënëse, si pasojë e shqetësimit, kanë marrë tretman mjekësor. Prindërit janë të njoftuar për gjendjen dhe janë duke pritur t’i kthejmë fëmijët në shtëpi. Tre prindër kanë ardhur deri këtu, ndërsa unë kam komunikuar me të gjithë prindërit”, tha ajo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco