Vuçiç pëlqen postimin e Ramës për Ballkanin e Hapur dhe sulmet ndaj Vjosa Osmanit

Vuçiç pëlqen postimin e Ramës për Ballkanin e Hapur dhe sulmet ndaj Vjosa Osmanit

00:19, 19/05/2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pëlqyer deklaratën e Edi Ramës në Twitter, ku reagonte ndaj Milo Gjukanoviç, president i Malit të Zi dhe Vjosa Osmanit për qëndrimet e tyre lidhur me Ballkanin e Hapur. 

Presidenti i malazez, vizitoi sot Kosovën ku u prit nga presidentja Vjosa Osmani.

Në konferencën për media pas takimit, u fol edhe për nismën “Ballkani i Hapur” ku të dy liderët thanë se janë kundër kësaj nisme dhe se "Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet Ballkanit Perëndimor".

Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik. Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, tha Gjukanoviç.

Rama reagoi këtyre deklaratave sot nëpërmjet një statusi në Twitter duke thënë se Ballkani i Hapur e përshpejton Procesin e Berlinit.   

Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka shkruar ai.

Këtu shihet që Vuçiç e ka 'pëlqyer' postimin e Ramës, duke dhënë miratimin e tij për deklaratën e kryeministrit shqiptar.

Postimi në Twitter ishte në gjuhën shqipe.

Si e kuptoi Vuçiç çfarë kishte shkruar Rama? Apo kryeministri u konsultua me presidentin serb para se ta publikonte? 

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco