Kurti takon shefen e USAID, flasin për luftën kundër korrupsionit në Kosovë

Kurti takon shefen e USAID, flasin për luftën kundër korrupsionit në Kosovë

21:45, 18/05/2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar shefen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar(USAID), Samantha Power, gjatë qëndrimit të tij në SHBA.

Kurti përmes një cicërime në Twitter njoftoi se në këtë takim kanë biseduar për luftën e korrupsionit në Kosovë.

Gjithashtu Kurti tha se të dy u dakorduan se lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë bazë e fortë për rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme ekonomike.

“I frymëzuar nga njohuritë, diskutimet dhe për bashkëpunimin me administratoren @SamanthaJPower e @USAID. Ne ramë dakord se sukseset në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe avancimi i demokracisë janë një bazë e fortë për rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme ekonomike”, tha Kurti.

Kujtojmë, se kryeministri Kurti po qëndron në SHBA që nga 6 maji, i cili po zhvillon takime me shoqërinë civile dhe investitorë.

Së fundmi, Kurti u takua me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco