A do të ftohet Dick Marty të dëshmojë në Speciale?

A do të ftohet Dick Marty të dëshmojë në Speciale?

21:18, 18/05/2022

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka folur rreth kërcënimeve të shërbimeve inteligjente serbe ndaj ish-senatorit zviceran, Dick Marty, të cilat ishte raportuar se kishin planifikuar ta vrisnin dhe t’ia linin fajin kosovarëve.

I pyetur nëse Dick Marty do të ftohet nga mbrojtja në Speciale, duke marrë parasysh edhe raportin e tij për trafikimin me organe njerëzore nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, avokati i Thaçit ka deklaruar se do të ishte interesante të dëgjonte dëshminë e tij.

“Nuk e di nëse do të ftohet që të dëshmojë, por mendoj se do të ishte interesante ta dëgjonim se çfarë ka për të thënë tash që pikëpamja e tij rreth materialeve me të cilat është shërbyer ka ndryshuar”, ka thënë Pierre Richard Prosper në Klan Kosova, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se Thaçi do të shpallet i pafajshëm për akuzat që po i ngarkohen nga Dhomat e Specializuara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco