'Ballkani i Hapur' sjell ndikimin rus, Edi Rama u tërbua nga deklarata e Vjosa Osmanit

'Ballkani i Hapur' sjell ndikimin rus, Edi Rama u tërbua nga deklarata e Vjosa Osmanit

20:56, 18/05/2022

Kryeministri Edi Rama duket se është tërbuar nga deklarata e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e cila tha se nisma ‘Ballkani i Hapur’ do ta ekspozonte më shumë Ballkanin Perëndimor ndaj ndikimit rus.

Kryeministri Edi Rama thotë se nisma Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet ndërsa shton se kushdo që është kundër kësaj nisme është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe mos të kuptojë që kjo nismë nxit paqen.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot.”-shkruan Rama në rrjete sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco