A ju kujtohet shqiptari më i urryer në Amerikë? Martin Shkreli lirohet para kohe nga burgu

A ju kujtohet shqiptari më i urryer në Amerikë? Martin Shkreli lirohet para kohe nga burgu

20:56, 18/05/2022

Shqiptari më i urryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Martin Shkreli, i cili po vuante me burg dënimin për shkak të rritjes së çmimeve të barnave dhe mashtrim të letrave me vlerë, është liruar para kohe nga burgu.

Shkreli i dënuar për mashtrim me letrat me vlerë në 2017, u lirua nga burgu para kohe, tha të mërkurën Byroja Federale e Burgjeve.

Shkreli u lirua nga një burg federal i sigurisë së ulët në Allenwood, Pensilvani, dhe u transferua në izolimin e komunitetit të mbikëqyrur nga Byroja Federale e Burgjeve, tha zëdhënësi i BOP në një deklaratë për Forbes.

Data e lirimit të Shkrelit nga kujdestaria nga Byroja është caktuar për 14 shtator 2022, sipas zëdhënësit.

Ben Brafman, avokati i Shkrelit, tha në një deklaratë për Washington Post se ai u lirua para kohe nga burgu pasi  “përfundoi të gjitha obligimet që lejonin shkurtimin e dënimit të tij me burg”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco