Alarmon Tërnava: Të gjitha kompanitë në sektorin e energjisë, në prag falimentimi – qeveria s’po vepron

Alarmon Tërnava: Të gjitha kompanitë në sektorin e energjisë, në prag falimentimi – qeveria s’po vepron

20:19, 18/05/2022

Eksperti i sektorit të energjisë, Trim Tërnava, ka tërhequr vërejtjen se të gjitha kompanitë e sektorit të energjisë elektrike në vend, duke përjashtuar KEK-un, janë në prag të falimentimit.

Sipas tij, kjo vjen si pasojë e mosndarjes së mjeteve për subvencionim nga Qeveria e Kosovës. Ai ka thënë se nuk po subvencionohet fitimi i tyre, por vetëm kostot e tyre, të krijuara gjatë vitit të kaluar kur kishte krizë energjetike për sigurimin e energjisë për qytetarët.

Krejt kjo situatë, sipas Tërnavës, rrezikon në maksimum edhe marrëveshjen me ENTSO-E, si pasojë pagesave të parealizuara ndaj saj.

Ai ka sugjeruar vendimmarrja të jetë më e shpejtë, në mënyrë që sektori i energjisë t’i kthehet normalitetit.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Tërnavës:

Sa per sqarim:

1. Te gjitha kompanite ne sektor te energjise (perjashto KEK-un) jane ne prag te falimentimit.

2. Qeveria ende nuk i ka ndare parate e subvencionimit per keto kompani.

3. Nuk po subvencionohet fitimi i kompanive por vetem kostot e tyre te krijuara vitin e kaluar per me siguru energji elektrike per qytetaret. Tarifat e vitit te kaluar nuk kane mjaftu per me i mbulu kostot e sistemit (per shkak te cmimit te larte te importit).

4. Jemi duke e rreziku ne maksimum mareveshjen me ENTSO-E (qe eshte suksesi me i madh per sektorin e energjise ne vend) per shkak te mos-pagesave ndaj tyre (shkaku i devijimeve te sistemit/marrja e energjise pa paguar).

Vendim-marrja duhet te jete e shpejte ne menyre qe sektori te kthehet ne normalitet. Keto probleme nuk zgjidhen duke qendruar indiferent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco