Nëse Finlanda hyn në NATO, ushtria ruse do të reagojë, përgjigja do të jetë befasuese

Nëse Finlanda hyn në NATO, ushtria ruse do të reagojë, përgjigja do të jetë befasuese

19:52, 18/05/2022

Përgjigja e Moskës ndaj vendimit të Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO do të jetë një surprizë dhe do të merret kryesisht nga ushtria, pasi të merren parasysh një sërë faktorësh që do të jenë specifikë për anëtarësimin e Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharov, transmeton Tass, agjencia ruse e lajmeve.

E pyetur nga një gazetar finlandez në lidhje me masat ushtarako-teknike që Rusia planifikon të marrë kundër Finlandës lidhur me aplikimin e saj për anëtarësim në NATO, Zakharova tha se do të ishte "një surprizë".

“Me këtë çështje do të merret Ministria jonë e Mbrojtjes. Ne do të marrim një vendim pasi të kemi parasysh një sërë faktorësh dhe detaje se si do të ecë përpara pranimi i Finlandës në NATO. Vendimi do të merret në bazë të të gjithë këtyre faktorëve. por në radhë të parë nga ushtria”, tha Zaharova. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco