Me 23 qershor, takohen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Me 23 qershor, takohen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

19:40, 18/05/2022

Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të ftohen të takohen me liderët e BE-së në Bruksel më 23 qershor, njoftoi të mërkurën Këshilli Evropian.

Në deklaratë thuhet se takimi do të mbahet në prag të Samitit të BE-së më 23 qershor, në orët e paradites në ambientet e Këshillit Evropian në Bruksel.

“Qëllimi i takimit është promovimi i rritjes së angazhimit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco