Presidentja i duket si Mbretëreshë, kështu e uroi bashkëshorti shefen e shtetit

Presidentja i duket si Mbretëreshë, kështu e uroi bashkëshorti shefen e shtetit

23:08, 17/05/2022

Presidentja Vjosa Osmani feston datëlindjen e 40. Urim publik mori edhe nga bashkëshorti, Prindon Sadriu, i cili e quajti “mbretëreshë në fron”.

Sadriu publikoi një fotografi me presidenten në të cilën Osmani shihet pa kaçurrelet e saj natyrale por me flokë të shtrira, gjë të cilën thotë se e bëri pas 12 vjetësh.

“Urime ditëlindjen Mbretëresha në Fron”, shkroi Sadriu.

Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu u martuan në vitin 2012.

Ata janë prindër të dy vajzave binjake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco