Çfarë thonë ish-ushtarët e UÇK-së lidhur me deklaratën e Rrahim Ademit për Agim Çekun

Çfarë thonë ish-ushtarët e UÇK-së lidhur me deklaratën e Rrahim Ademit për Agim Çekun

23:07, 17/05/2022

Ish-eprori i UÇK-së, Binak Gashi ka komentuar deklaratën e gjeneralit Rrahim Ademi për ish-komandantin e UÇK-së, Agim Çeku. Ademi në një intervistë pati thënë se nuk ka pranuar që të komandohet nga Agim Çeku që ka qenë ushtar i tij, e që sipas tij, në kohën sa ka qenë ushtar nuk ka pas asnjë rezultat.

Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Ademi nuk ka qenë pjesë e takimit ku janë mbledhur eprorët e Sllovenisë, Kroacisë e Bosnjë-Hercegovinës, për t’iu bashkuar luftës në Kosovë.

 

Sipas tij, Ademi nuk ka dhënë kontribut për luftën në Kosovë.

“Më vjen keq që duhet me fol realitet, nashta dikush preket po skom qare pa e fol. Më 9 mars të 1998 në shpin e Mark Shalës janë tubuar eprorët e Sllovenisë, Kroacisë dhe Bsonjës për me ardh në luftë në Kosovë. Aty nuk ka qenë prezentë gjeneral Rrahim Ademi, por Agim Ceku ka qenë. E kom përcjell me shumë vëmendje intervistën e tij, e çmoj për kontributin qe e ka dhënë për luftën e Kroacisë, por në luftën në Kosovë nuk ka dhënë kontribut, nuk ka qenë i gatshëm me dhënë”, tha Gashi.

Tutje ai shtoi se është e vërtet që Agim Çeku nuk ka qenë kurrë ushtar, mirëpo gjithmonë ka qenë oficer i lartë dhe gjeneral.

“E vërtet është që ka thënë për Agim Cekun se nuk ka qenë kurrë ushtar, por gjithmonë ka qenë oficer i lartë dhe gjeneral. Unë e çmoj shumë kontributin e gjeneral Cekut që ka dhënë në UCK-në, dhe në formimin e FSK-së. Ushtar ska qenë kurrë Agim Ceku, por ka qenë epror”, tha Gashi.

Ndërsa, ish-ushtari i UÇK-së, Rifat Sylejmani tha se nuk ka koment, pasi nuk e ka njohur personalisht gjeneralin Rrahim Ademi, por vetëm se ka dëgjuar për të.

“Nuk kam koment. Nuk pajtohem me mendimet qe i ka thënë. Unë nuk e njoh gjeneralin vetëm kam dëgjuar për të”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco