Abrashi s’e njeh shkrimtarin që u largua nga Lëvizja Vetëvendosje

Abrashi s’e njeh shkrimtarin që u largua nga Lëvizja Vetëvendosje

23:48, 16/05/2022

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi u pyet për largimin e shkrimtarit Adem Gashi nga kjo parti.

Por Abrashi pohoi se nuk i kujtohet se kush është Gashi, i cili sot njoftoi se po largohej nga kjo parti pas katër vjetësh.

“Unë për besë tash po e dëgjoj për herë të parë këtë. Nuk e kam dëgjuar, prandaj nuk e di se si ta komentoj. Adem Gashi?”, ka thënë Abrashi për Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Për momentin jo. Nuk po më kujtohet. Shiko, Lëvizja Vetëvendosje tash është subjekti më i madh politik në vend. Nëse nuk gaboj, i kemi diku mbi 51 mijë anëtarë dhe besoni që kësi rasti është thuajse teknikisht e pamundur që edhe t’i njoh të gjithë porse edhe ta konfirmoj vërtetësinë apo pavërtetësinë e një lajmi të tillë”.

Megjithatë, në fund, Abrashi tha se të gjithë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë të rëndësishëm, pavarësisht se a i njeh ai apo jo.

Gashi, i cili u intervistua pak minuta më vonë nga Klan Kosova, u përgjigj me shumë sportivitet, kur iu kumtua se Abrashi s’e kishte njohur.

“Unë e njoh Abrashin, e kam përcjellë dhe i di qëndrimet e tij publike, nuk më lëndon aspak qëndrimi i tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco