Ahmeti komenton vizitën e Kurtit në ShBA: Lajm i keq mungesa e takimeve

Ahmeti komenton vizitën e Kurtit në ShBA: Lajm i keq mungesa e takimeve

22:27, 16/05/2022

Ish-kryetari i Prishtinës dhe ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, e ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, mungesa e takimeve të Kurtit është lajm i keq.

“Kam shpresuar se kthimi i KM ne SHBA do të ishte dëshmi për skeptikët në lidhje me marëdhëniet e tij me politikën amerikane.  Ndoshta do të ketë takime, por deri tani mungesa e tyre është lajm i keq.  Si qytetar i Kosovës kam dëshirë që KM im të pritet në nivelin më të lartë”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco