Haradinaj – Abazoviqit: Çështja e demarkacionit nuk kryhet nga një palë

Haradinaj – Abazoviqit: Çështja e demarkacionit nuk kryhet nga një palë

22:12, 16/05/2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq se demarkacioni është punë e kryer.

Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit kryhet atëherë kur ka përputhje midis dy parlamenteve.

“Nuk kryhet kufiri prej një pale, nuk ka kufi që kryhet njëanshëm. Vetëm kur përputhet se kanë votuar dy parlamentet, vetëm atëherë thuhet se është punë e kryer. Çka kanë votuar ata ne nuk merremi. Pala jonë ka votuar tri dokumente në të njëjtën kohë”, tha Haradinaj.

Ndryshe, Abazoviq ka thënë që demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës ka marrë fund.

“Për Mal të Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, pati thënë Abazoviq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco