Serbët e shqiptarët pajtohen për këtë qëllim

Serbët e shqiptarët pajtohen për këtë qëllim

21:59, 16/05/2022

Organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut ka promovuar ueb faqen “Miqësia Serbe-Shqiptare” të hënën.

Prezantimin e saj e bënë Aleksander Pavlloviq dhe Fillip Llukiq, autorë të ueb faqes, ndërsa pati edhe një një diskutim mbi temën “Jeta e përbashkët e serbëve dhe shqiptarëve në sytë e aktivistëve dhe vëzhguesve vendas”.

Ueb faqja “Miqësia Serbo-Shqiptare” është një bazë e pasur e të dhënash në internet që ofron njohuri tekstuale, vizuale dhe dokumentare mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare si dhe përmban materiale në serbisht, shqip dhe anglisht.

Faqja ”srb-al.emins.org” ofron shumë shembuj miqësie, bashkëpunimi, kërkimesh të përbashkëta, intervista, materiale edukative mbi marrëdhëniet serbo-shqiptare, dokumente dhe artikuj me interes të përbashkët dhe materiale të tjera të ngjashme të cilat synojmë t’i popullarizojmë dhe t’i bëjmë gjerësisht të qasshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco