Borrell: Kërkojmë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, presim takimin e verës mes Kurtit e Vuçiç

Borrell: Kërkojmë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, presim takimin e verës mes Kurtit e Vuçiç

21:10, 16/05/2022

Në Bruksel po qëndrojnë gjashtë ministrat e Punëve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Kosova, të cilët janë ftuar që të marrin pjesë në një drekë jo formale për herë të parë me ftesën e shefit të diplomacisë të BE’së, Josep Borrell e ku pjesë e këtij takimi janë edhe kryediplomatët e BE’së. 

Pas darkës, Borrell ka mbajtur konferencë për shtyp ku ka folur edhe përdialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim ndër të tjera siç kishte njoftuar Borrell do të bisedohej për Ballkanin Perëndimor dhe për ndikimin e luftës në këtë rajon si dhe krizën ekonomike. Borrell tregoi se bisedimet me kryediplomatët zgjatën rreth 10 orë.

Pas takimit të zhvilluar mes kryediplomatëve, Borrell doli në një konferencë për shtyp, ku tregoi se për çka u bisedua.

Në këtë konferencë, ndër të tjera, kryediplomati i BE’së foli edhe për dialogun mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët e duan një gjë të tillë, por kur ulen në një tryezë, nuk pajtohen për këtë çështje”, tha spanjolli në këtë konferencë për shtyp.

Ai po ashtu theksoi nevojën për një takim të zyrtarëve të lartë të të dyja shteteve.

“Shpresoj të kemi një tjetër takim të lartë mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë gjatë verës”, shtoi ai.

Borrell gjithashtu përsëriti edhe një herë faktin se Kosova vazhdon edhe më tej të përballet me një izolim në Europë për shkak të mosliberalizimit të vizave. Ai tha se liberalizimi duhet të ndodhë sa më parë, pasi që Kosova i ka plotësuar kriteret.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco