Hëna e plotë e majit arrin kulmin e saj më 15-16 maj 2022. Por kjo nuk do të jetë një Hënë e zakonshme, sepse do të jetë një superhënë dhe do të përkojë me një eklips total hënor për pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.
Hëna e plotë e majit njihet ndryshe edhe si "Hëna e Luleve". Ajo arrin kulmin e ndriçimit në orën 12:15. (EDT) të hënën, më 16 maj. Kjo do të thotë se do të arrijë kulmin natën e së dielës, 15 maj, në më shumë zona perëndimore.
Dilni jashtë natën e datës 15 për të parë sa e dukshme është Hëna e Luleve. Hëna e Plotë e majit është superhëna e parë e vitit. Një superhënë më shpesh përkufizohet si çdo Hënë e plotë që ndodh kur Hëna është të paktën 90 për qind në orbitën e Hënës. Në këtë pikë, Hëna është më afër Tokës. Në vitin 2022, do të ketë katër superhëna.
© SYRI.net