'Ofertat e Telekomit', 287 punëtorë zgjodhën ndërprerjen vullnetare të kontratës, 72 pensionimin e parakohshëm

'Ofertat e Telekomit', 287 punëtorë zgjodhën ndërprerjen vullnetare të kontratës, 72 pensionimin e parakohshëm

08:07, 14/05/2022

Më 25 mars të këtij viti, ishte raportuar se punëtorët e Telekomit të Kosovës kishin pranuar një e-mail, ku atyre u ofrohej një pako me dy mundësi. Përmes kësaj shkrese, punëtorëve të Telekomit iu bë e ditur se mund të zgjedhin pensionim të parakohshëm nga vendi i tyre i punës ose ndërprerje të kontratës në mënyrë vullnetare. Pas përfundimit të afatit për aplikim, nga Telekomi i kanë thënë Gazetës Online Reporteri.net se në total kanë pranuar 359 aplikime për t’i ekzekutuar këto dy opsione.

Në e-mailin me titull ‘Ofertë me pako vullnetare për punëtorët’, Telekomi i Kosovës i njoftoi punëtorët për kushtet e aplikimit për këtë pako. Mundësia për pensionim të parakohshëm u ofrohej vetëm punëtorëve që, në kushte normale, do të dilnin në pension në katër vitet e ardhshme, pra 2023-2026 kurse mundësia për ndërprerje vullnetare të kontratës i ofrohej secilit punëtor.

 

 

Anipse data e fundit për aplikim për këtë pako dalëse ishte vendosur të jetë 25 prilli 2022, ankesat e shumta nga punëtorët që nuk arritën të aplikonin as brenda këtij afati, bënë që aplikimi të shtyhet deri më 10 maj 2022.

Në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, Telekomi i Kosovës njoftoi se në periudhën shtesë të afatit, numri i aplikimeve u rrit.

“UD e Kryeshefes Ekzekutive e kishte zgjatur afatin e aplikimit deri më datën 10.05.2022 me kërkesë të sindikatave, të arsyetuar me të dhënat e tyre se një numër i punëtorëve të interesuar nuk kishin arritur të aplikojnë deri më 25.04.2022 kur u përmbyll afati. Pas 25.04, kemi pasur edhe një numër të aplikimeve.”, kanë thënë nga Telekomi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco