Anëtarësimi në Këshill të Evropës, çfarë duhet të bëjë tash Kosova?

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, çfarë duhet të bëjë tash Kosova?

08:03, 14/05/2022

Kosova ka dorëzuar aplikimin për për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të cilën e dorëzoi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ajo u pa të jetë optimiste menjëherë pas aplikimit në këtë mekanizëm të rëndësishëm ndërkombëtar, duke thënë se kjo iniciativë është nja kapitull i ri për Kosovën.

Megjithatë, Kosova ka një histori dështimesh në përpjekjet e saja për anëtarësim në organizma ndërkombëtar. Mos-anëtarësimi në Interpol dhe UNESCO mbesin dy ngjarje mësimdhënëse për diplomacinë kosovare në rrugën e saj për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Jetlir Zyberaj, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit sa ky i fundit drejtonte MPJ-në, i tha Gazetës Nacionale se ka dallime ndërmjet aplikimit në Interpol e Këshill të Evropës.

“Ka një dallim mes aplikimeve në organizatat ndërkombëtare ku janë mbi 180 shtete dhe atyre në nivel Evropian ku anëtarët janë rreth 50 siç është raste në Këshill të Evropës. Duhet bërë dallimin gjithashtu në kontekst të gjeografisë që në Evrope, Kosova gëzon shumicën e njohjeve dhe kjo e lehtëson anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, tha Zyberaj.

Megjithatë, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avdi Smajljaj thërret për rikujtim të këtyre dy ngjarjeve jo fort të mira, duke theksuar nevojën e mobilizimit të diplomacisë kosovare.

“Kosova do të duhej që të mësonte nga e kaluara e saj sa i përket aplikimit në organizata në organizata ndërkombëtare siç është përvoja me rastin e INTERPOL-it ose UNESCO-s, dhe tani në rastin e aplikimit për Këshillin e Evropës, besoj që Kosova nuk do të duhej të mjaftohej me faktin që më shumë se dy të tretat e shteteve anëtare të KE-së e kanë njohur Kosovën, sepse kemi raste kur nga përvoja e kaluar dhe shtetet të cilat e kanë njohur ose kanë votuar kundër ose kanë abstenuar, andaj do të duhej që të mobilizohej dhe t’i bënte ballë fushatës agresive të cilën Serbia është duke e bërë”, tha Smajljaj për Gazetën Nacionale.

[Demantohet Gërvalla: Franca kundër Kosovës në Këshill të Evropës]

Politikë / Demantohet Gërvalla: Franca kundër Kosovës në Këshill të Evropës

Ndërsa Zyberaj e vlerëson si veprim të duhur dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim në Këshill të Evropës, duke theksuar se tashmë ekziston një momentum i ri në politikën ndërkombëtare. Por, ai thekson nevojën për kujdes të shtuar gjatë procesit.

“Është bërë veprim i duhur dorëzimi i aplikacionit për anëtarësim në Këshill të Evropës, sot ka një momentum të ri në Evropë dhe me largimin e Rusisë nga KE, ndikimi i Serbisë është i limituar shumë. Nuk pres ndonjë problem në Këshill të Ministrave, por duhet të ketë kujdes me deputetet në Asamble Parlamentare të KE-s të cilët shpesh nuk ndjekin politikat e qeverive. Këtu do të kërkohet më shumë punë për të bërë”, deklaroi Zyberaj.

Në anën tjetër,  Smajljaj i tregoi Nacionales se çfarë do të duhej të vepronte sipas tij Qeveria Kurti.

“Do të duhej ta shfrytëzonte mbështetjen që i ka dhënë Gjermania dhe ndoshta një afërsi e kohëve të fundit me Greqinë, mund të ndikonte jo vetëm të vota greke por edhe tek Qiproja dhe shtetet tjera të cilat potencialisht mund të hamendësohen nga presioni ose lobimi që është duke bërë Serbia kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian. Kosova nuk do të duhej të vjen në pozitën ku mund të befasohet nga veprimet e shteteve të cilat edhe pse na kanë njohur mund të votojnë kundër sepse fundja shtetet bëjnë kalkulimet e tyre në bazë të interesave nacionale që i kanë”, shtoi Smajljaj.

Kujtojmë që për t'u pranuar në këtë organizatë kërkohet që dy të tretat e anëtarëve të votojnë ‘pro’ pranimit të Kosovës. Qeveria e Kosovës tashmë beson se ka mbështetje të mjaftueshme nga trupi 46 anëtarësh.

Një lëvizje e tillë diplomatike e Kosovës ka ngjallur shumë reagime në Serbi, teksa udhëheqësit e shtetit serb kanë kundërshtuar këtë iniciativë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco