Berberi i ri inskenoi rrëmbimin në Drenas, dërgoi foto duarlidhur te familja

Berberi i ri inskenoi rrëmbimin në Drenas, dërgoi foto duarlidhur te familja

08:02, 14/05/2022

Qysh në tentimin e dytë për t’i mashtruar familjarët, një 20-vjeçar nga fshati Nakoc i Drenasit u zbulua nga autoritetet dhe u arrestua të enjten mbrëma.

“Fillimisht rasti u raportua si rrëmbim, ku menjëherë prokurori kujdestar, në koordinim me policinë, ka vepruar duke e lokalizuar të dyshuarin, nga i cili e kanë kuptuar se gjithçka është inskenim dhe nuk ka të bëjë me kidnapim”, tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

I dyshuari me inicialet A.G., që punon si berber në Drenas, kishte provuar që kidnapimin e rrejshëm ta bëjë sa më bindës për familjarët.

“Ai u ka dërguar video dhe foto të tij familjarëve, duke kërkuar vlerën prej 3 mijë eurosh”, ka sqaruar Ulaj.

Vetëm pak javë më parë i dyshuari e kishte bërë edhe një kësi mashtrimi.

Por, zëdhënësja e prokurorisë thotë se rastin e parë familjarët e kanë kaluar në heshtje, duke mos e raportuar në polici.

Sipas Klan Kosova, i riu e ka arsyetuar inskenimin me arsyetimin se u ka para borxh disa personave. Por, kjo nuk u mohua as pohua nga familjarët.

Babai i tij tha nuk ka çka të flasë për rastin, meqë çështjen ia ka besuar drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco