Kandiç e demanton Vuçiç-in: Shumica e fëmijëve të vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s janë shqiptarë

Kandiç e demanton Vuçiç-in: Shumica e fëmijëve të vrarë gjatë bombardimeve të NATO-s janë shqiptarë

07:50, 13/05/2022

“Manipulimet më të mëdha politike janë me numrin e viktimave serbe në lidhje me luftën në Kosovë, e veçanërisht me numrin e viktimave të vdekur nga bombat e NATO-s”, tha për Danas Natasha Kandiç nga KOMRA dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se gjatë ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi në vitin 1999 janë vrarë 88 fëmijë të kombësisë serbe, ajo theksoi se shumica e viktimave janë shqiptarë.

“Ditët e fundit është përsëritur vazhdimisht numri prej 70 deri në 82 “fëmijët tanë” që humbën jetën nga bombat e NATO-s. Në mesin e 101 viktimave, nën moshën 18 vjeç, 25 janë të rinj të kombësisë serbe, dhe 15 janë nën moshën 14 vjeç. Shumica e viktimave janë fëmijë të kombësisë shqiptare, 47 prej tyre janë më të rinj se 14 vjeç, 19 janë nga 14 deri në 18 vjeç dhe 10 janë fëmijë romë”, shtoi Kandiç.

Ajo ka shtuar se “ata janë të gjithë fëmijë, po aq të vlefshëm, është e rëndësishme që të gjithë ta dimë të vërtetën”.

Vuçiç kishte thënë javën e kaluar se në vitin 1999 askush nuk ishte i interesuar për integritetin territorial të Serbisë dhe se ishin vrarë 82 fëmijë.

“Kërkoj vetëm pak respekt për vendin ku u vranë 82 fëmijë. Duhet gjetur një zgjidhje kompromisi, jo një zgjidhje që do të imponohet. Serbia po përballet me kohë të vështira, besoj se do të mund të qëndrojmë dhe të mbijetojmë dhe të jemi një partner i besueshëm”, pati thënë Vuçiç.

Më 24 mars të vitit 1999, Aleanca e NATO-s pati nisur bombardimet mbi caqet serbe, të cilët po vrisnin e masakronin civil shqiptarë, duke vazhduan deri në qershor të ati viti, kur edhe u detyrua të dorëzohet ish-krimineli serb Sllobodan Millosheviç, i cili tërhoqi të gjitha forcat nga Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco