Albin Kurti mbetet rrugëve të SHBA-së

Albin Kurti mbetet rrugëve të SHBA-së

07:43, 13/05/2022

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, pati thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shumë shpejt do të udhëtone në SHBA.

“Kush është futur deri tani në Shtëpi të Bardhë. Ka qenë ndoshta Fan Noli. Ndoshta edhe Faik Konica. Mos ma përmend Avdullah Hotin se po flasim për njerëz seriozë. Njeri më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti”, ka thënë ai.

Ai tutje pati shtuar se pa përkrahjen e SHBA-së nuk mund të futet Kosova në dialogun me Serbinë.

“Tash je duke thënë tjetër muhabet. Përfshirja e SHBA-së në dialogun me Serbinë. Aty e ka thënë Kurti, por edhe unë, se pa mbështetjen e SHBA-së nuk bën të shkohet”, thoshte ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco