Papërgjegjësi politike, reagon Këshilli i Prindërve për mos emërimin e drejtorit të Arsimit

Papërgjegjësi politike, reagon Këshilli i Prindërve për mos emërimin e drejtorit të Arsimit

19:47, 27/01/2022

Drejtoria e Arsimit ende nuk e ka një udhëheqës që do t’i fillonte punën me shkollat e Prishtinës.

Në mungesë të emërimit të një drejtorit nga Kryetari Përparim Rama ka reaguar Këshilli i Prindërve të Prishtinës.

Sipas këtij këshilli, duke parë situatën pandemike në vend dhe valën e egër të Omicronit shprehin indinjatën të thellë që Komuna e Prishtinës ende nuk e ka emëruar Drejtorin e Arsimit. Për këtë nivel rekord të papërgjegjësisë politike, pasojat po i bartin e do t’i bartin fëmijët e tyre- raporton Syri Kosova

“Kjo njëherazi, është shenjë shumë dekurajuese për angazhimin tonë vullnetar nëpër shkolla: që ata që kërkuan me muaj mbështetje politike për të marrë përgjegjësi, shfaqin këtë neglizhencë në një situatë të pashembullt për arsimin në vend - që nga paslufta. Rezulton, pra, se rreth 4% e kohës prej mandatit të filluar nga zgjedhjet e fundit, Komuna e Prishtinës po i kalon pa drejtor të DKA-së. Skajshmërisht e paarsyeshme!” thuhet ndër të tjera në reagimin e këtij këshilli.

Drejtoria e Arsimit i takon PDK-së, e cila iu bashkua në bashkëqeverisje LDK-së, por ja që ende nuk kanë arritur të bien dakord se kujt t;ia besojnë këtë drejtori.

Edhe pse në media është duke u përfolur emri i ish asistentes së Shpend Ahmeti, Drenusha Sahatçiu një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Syri ka kontaktuar me nënkryetarin e dytë Alban Zogajn për të marr një përgjigje se kur pritet që të kemi një zyrtarizim të emërimeve edhe të këtyre drejtorëve nga PDK, por që nuk i është përgjigjur thirrjes tonë deri në publikimin e këtij artikulli. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco