RTK për 2022 parasheh të punësojë edhe 98 persona, Hoxhaj: Po e çoni drejt falimentimit

RTK për 2022 parasheh të punësojë edhe 98 persona, Hoxhaj: Po e çoni drejt falimentimit

19:28, 27/01/2022

Ndonëse ishte kritikuar për “mbipopullim”, Radiotelevizioni i Kosovës në projeksionin buxhetor për vitin 2022 ka parashikuar rekrutimin edhe të 98 punëtorëve, për të cilët do të ndahen 536 mijë e 631 euro.

Ky projeksion, i cili është  miratuar në bordin e RTK-së, ka paraparë që të ketë të hyra 10 milionë e 537 mijë euro. 

Nga to 8 milionë e 960 mijë euro të ndara nga buxheti i Kosovës.

Në projeksion-buxhetin e RTK-së thuhet se 8 milionë e 854 mijë euro do të shkojnë për paga, kontrata kolektive, mëditje, kontributet dhe tatime.

2 milionë e 240 mijë euro më pak i ka ndarë Qeveria e Kosovës RTK-së për vitin 2022.RTK-ja për vitin 2021 kishte pasur 11.2 milionë euro buxhet për të shpenzuar.

Më 19 janar bordi i RTK-së kishte shkarkuar drejtorin gjeneral, Ngadhnjim Kastrati. 

Në arsyetimin e vendimit për shkarkim thuhet se Kastrati kishte dështuar për tre vite rresht të hapë konkurse për të rekrutuar punëtorët e nevojshëm për funksionim siç duhet të RTK-së.

Gjatë vitit të kaluar deputetët kishin kritikuar numrin e madh të punëtorëve në RTK.

Në atë kohë drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, kishte thënë para Komisionit për buxhet se planifikon të rrisë numrin e të punësuarve në RTK.

Sipas të dhënave nga projeksioni buxhetor për vitin 2022 në RTK janë rreth 760 punëtorë.

Por reth kësaj nisme menjëherë ka reaguar kryesindikalisti, Fadil Hoxha, i cili ka theksuar se ky është skandal e përtej Skandali.

"Megjithese RTK per kete vit ka 2.3 milion euro te hyra me pak se vitin e kaluar, drejtuesit e saj ne buxhetin per vitin 2022 paskan parapa 98 punesime te reja.

Pothuajse i gjithe buxheti i RTK-se nga Kuvendi qenka parapa per shpenzimet e personelit.
RTK me miliona euro borxhe, me 39 padi ne gjykata, dhe me mbi 70 marreveshje me operatore publik e privat per pagesen e borxhit me keste, parasheh 98 punesime te reja. 

Kush jane keta njerez ne Bord qe miratojne buxhet per 98 punesime te reja?
Kush eshte ky UD i drejtorit qe dergon nje buxhet ku parashihen 98 punesime te reja?
Mos e keni mision t'i leni punetoret pa paga dhe t'ja jepni goditjen perfundimtare RTK--se- FALIMENTIMIN?

Kuvendi i Kosoves, perkatesisht komisionet perkatese duhet urgjentisht ta therrasin ne pergjegjesi Bordin e RTK-se dhe ne asnje variant nuk duhet te kaloj ky buxhet.", ka theksuar mes tjerash Hoxhaj në reagim, shkruan Syri.net Kosova.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco