Kryetari dhe nënkryetari i Vushtrrisë vizitojnë KRM “Unitetin”

Kryetari dhe nënkryetari i Vushtrrisë vizitojnë KRM “Unitetin”

19:24, 27/01/2022

Sot, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe nënkryetari i komunës, Shpetim Zhegrova, kanë vizituar Njësinë e Kompaninë Regjionale për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” në Vushtrri, ku janë pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv, Gazmend Morina me bashkëpunëtorë.

Kryeshefi Ekzekutiv i ka njoftuar kryetarin dhe nënkryetarin me punët që i kryen KRM “Uniteti” për menaxhimin e mbeturinave, si dhe para tyre ka prezantuar nevojat, sfidat dhe projektet zhvillimore të kompanisë.

Kryetari Idrizi e Nënkryetari Zhegrova u zotuan se KRM “Uniteti” do ta ketë mbështetjen e plotë të komunës së Vushtrrisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco