Emisari amerikan: Dialogu për njohje të ndërsjellë, kërkon kompromis dhe kreativitet

Emisari amerikan: Dialogu për njohje të ndërsjellë, kërkon kompromis dhe kreativitet

19:14, 27/01/2022

Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur gjatë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në intervistën për Gazetën Online Reporteri.net. 

Në intervistën e tij, Gabriel Escobar, ka deklaruar se në udhëtimin e tij në Prishtinë e Beograd do të theksojë se dialogu i lehtësuar nga BE duhet të jetë prioritet i të dy vendeve.

Kjo pasi, status quo-ja po i dëmton të dy vendet.

"…udhëheqësve në të dy kryeqytetet do t’ua përcjellë të njëjtën porosi: mënyra me e mirë që udhëheqësit e të dy vendeve të përmbushin premtimet para qytetarëve të tyre është duke i dhënë prioritet dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Kjo gjendje e tanishme e ngrirë, status quo, nuk po funksionon, siç po e shohim nga eksodi i vazhdueshëm i të rinjve që besojnë se e ardhmja e tyre është diku tjetër”, tha Escobar.

Tutje Escobar ka deklaruar se Kosova e Serbia duhet të respektojnë marrëveshjet e nënshkruara.

“Vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet dhe zotimet e dhëna në Bruksel. Një gjë e tillë kërkon fleksibilitet, kreativitet dhe në disa raste, kompromis”, tha Escobar.

I dërguari i Presidentit Biden ka rikonfirmuar se për SHBA-të marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco