Shitën më shumë se 9000 certifikata false të COVID, disa të arrestuar

Shitën më shumë se 9000 certifikata false të COVID, disa të arrestuar

19:08, 27/01/2022

Dhjetë persona u arrestuan për lëshim të paligjshëm të më shumë se 9,000 certifikatave të vaksinimit ndaj COVID. Tre janë ende në paraburgim.

Të gjithë duhet të përgjigjen për falsifikimin e dokumenteve dhe sipas rastit për krime të tjera. Të dhjetë të pandehurit në një farë mënyre ishin aktivë në lëshimin e certifikatave false të vaksinimit.

Disa ishin punonjës të qendrave të testimit të COVID: sipas hetimeve që është ende në vazhdim, supozohet se kanë abuzuar privatisht për këtë aktivitet. Më saktësisht, ata lejonin të tjerët, kundrejt një tarife, të hynin në llogaritë e tyre për të prodhuar dokumente false.

Të pandehurit, të cilët përfitojnë nga prezumimi i pafajësisë, janë tetë burra, prej tyre zviceranë (katër), serbë (tre) dhe irakianë (një), si dhe dy gra, një serbe dhe një kroate. Të gjithë janë deri në 30 vjeç.

Hetimet, të cilat filluan në fillim të dhjetorit të kaluar pas një raportimi kanë bërë të mundur deri më tani identifikimin e mbi 9000 dhënieve të paligjshme të certifikatave, shkruan abcenews.al.

Nga 300 deri në 800 franga për një certifikatë. Nga më shumë se 9,000 rastet e identifikuara, rreth 8,000 kanë të bëjnë me certifikatat e vaksinimit, pjesa tjetër janë certifikata testimi. Blerësit paguanin nga 300 deri në 800 franga.

Certifikata, që vërteton se qytetari është vaksinuar ose testuar negativ për COVID-19, mund të lëshohet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë dhe nuk mund të shitet online e çdo mënyrë tjetër sigurimi është e paligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco