Qeveria e Albin Kurtit e bën obligativ edhe edukimin parafillor

Qeveria e Albin Kurtit e bën obligativ edhe edukimin parafillor

18:38, 27/01/2022

Nga 2023 në Kosovë do të jetë i obligueshëm edhe mësimi parafillorë, të paktën kështu ka hartuar projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, MASHT-i e që lajmin e dha vet ministrja Arbërie Nagavci.

Sipas ministres, edukimi në fëmijërinë e hershme është domosdoshmëri dhe të gjithë fëmijët, pavarësisht se ku dhe kur kanë lindur, meritojnë të edukohen që të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për shoqërinë – raporton Syri.

“Si Ministri kemi hartuar Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe e dërguam në konsultim paraprak. Jam shumë entuziaste për këtë zhvillim sepse me këtë projektligj do të rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjëlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Atyre do t`u sigurojmë të drejtën për edukim bazuar në nevojat individuale dhe do të zhvillojmë potencialin që ata kanë”.

Tutje Nagavci shton se si synim kanë të  ofrojnë një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të nxënit aktiv të fëmijës përmes lojës, dhe kështu, të promovojnë të mësuarit gjatë gjithë jetës.

“Do të angazhohemi që ligji të zbatohet me përpikmëri. Programet edukative për fëmijërinë e hershme do të derivojnë nga kurrikula bërthamë për EFH që do të përpilohet muajt në vijim. Andaj, ftoj të gjithë aktorët relevantë që të angazhohen, të kontribuojnë dhe të marrin pjesë aktive në konsultim paraprak. Me këtë projektligj Edukimi Parafillor bëhet i obliguar nga viti shkollor 2023-2024. Cilësia e lartë e edukimit në fëmijërinë e hershme u jep fëmijëve fillimin më të mirë në jetë!” shkruan Nagavci në Facebook. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco