Mbyllen 7 çerdhe, 73 edukatore e 46 fëmijë të infektuar në gjithë Kosovën

Mbyllen 7 çerdhe, 73 edukatore e 46 fëmijë të infektuar në gjithë Kosovën

18:25, 27/01/2022

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, po rritet edhe më shumë.

E ky trend i rritjes së të infektuarve ka prekur edhe shtatë institucione parashkollore.

Si shkak i infektimeve të edukatoreve dhe fëmijëve së fundi është mbyllur edhe institucioni parashkollor “Gëzimi ynë” në kryeqytet.

Këta të fundit kanë paralajmëruar prindërit se ky institucion do të jetë i mbyllur deri më 7 shkurt.

Kështu ka treguar një qytetare fëmiu i së cilës është pjesë e këtij institucioni.

Aktualisht janë 46 fëmijë të infektuar, 73 edukatore, dhe 25 persona staf mbështetës.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Front Online, zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Iliriana Pylla.

“Sa i përket institucioneve parashkollore publike dhe qendra me bazë në komunitet në nivel vendi aktualisht janë 46 fëmijë të infektuar, 73 edukatore, 25 staf mbështetës dhe 7 institucione të mbyllura”, tha ajo.

Ndërsa, vendimin për mbyllje të shkollave ose çerdheve, Pylla tha se e marrin Task Forcat.

“Aktualisht ky është raporti që na vjen nga komunat. Vendimin për mbylljen ose jo të shkollave ose Institucioneve Parashkollore e marrin Taks forcat e themeluara brenda tyre”, deklaroi ajo.

Në Kosovë, vaksinimi kundër Coronavirusit ka nisur në mars të vitit të kaluar dhe, deri më tash, janë vaksinuar plotësisht 803.638 qytetarë me dy doza.

Të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

Dozën përforcuese dhe atë të tretë mund ta marrin të gjithë personat mbi 18 vjeç që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh.

Brenda 24 orëve në Kosovë janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 3,917 raste të reja me Coronavirus

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco