Deliu i bën thirrje Osmanit që të deklarohet për zhvillimet e fundit në vend: Mos hesht

Deliu i bën thirrje Osmanit që të deklarohet për zhvillimet e fundit në vend: Mos hesht

18:16, 27/01/2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvend, ka bërë edhe një thirrje për presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Thirrja e Deliut për Osmanin ishte që të deklarohet për zhvillimet e fundit në vend.

Ajo tha se qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë një deklarim nga presidentja.

“Ka një kohë të gjatë që zonja Osmani nuk është deklaruar në lidhje me gjendjen, në të cilën janë qytetarët e Kosovës, në lidhje me shëndetin publik, shtrenjtimin e çmimeve, me paralajmërime për rritjen e çmimit të rrymës”, u shpreh ajo.

Deliu i bëri thirrje presidentes Osmani që të mos heshtë, siç tha ajo, sikurse tash e një kohë të gjatë.

“Për shkak të pozitës së saj kushtetuese, por edhe si nënë e grua, i bëj thirrje që të deklarohet për zhvillimet e fundit në Kosovë, ashtu siç ka folur edhe për zhvillimet në Ukrainë, e të mos heshtë si tash e një kohë të gjatë”.

“Ka pasur një mori problemesh që i kemi parë, thjeshtë kërkova nga e para e vendit që të deklarohet për gjendjen në të cilën është vendi. Njerëzisht pres që zonja Osmani që të deklarohet për gjendjen e rëndë në të cilën sot ndodhet Kosova. Po flasim për një emergjencë kombëtare dhe qytetarëve iu duhet një deklarim i saj, u shpreh Deliu.

Tutje, deputetja e PDK-së foli edhe për gjendjen pandemike në Kosovë, duke thënë se gjendja e klinikave në nivel vendi është e rëndë dhe se nuk ka investime e as menaxhim në to.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco