Shkeli të dhënat personale të qytetarëve, dënohet ATK-ja

Shkeli të dhënat personale të qytetarëve, dënohet ATK-ja

18:00, 27/01/2022

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka dënuar sot Administratën Tatimore të Kosovës për shkelje të të dhënave personale të qytetarëve.

Komisionerja Krenare Sogojeva-Dërmaku ka thënë në T7, se ky vendim ndaj ATK-së është përfundimtar.

“Sot kemi publikuar dënimin e parë për ATK-në, formalisht ndaj vendimit të Agjencisë mund të hapet konflikti administrativ pran Gjykatës por gjithsesi, vendimi i Agjencisë është ekzekutiv dhe përfundimtar”, deklaroi ajo.

Më tutje, Sogojeva tha se ATK-ja ka publikuar të dhëna të ndjeshme të qytetarëve gjatë publikimit të listave me emrat e personave që nuk e kanë paguar tatimin.

“Për shkelje të të dhënave të dhënave personale. ATK-ja ka bëtë publike listën e personave që nuk e kanë paguar tatimin. Ka dhënë më shumë detaje duke e publikuar edhe numrin personal të individëve. Kjo ka ndodhur pasi Agjencia kohë më parë e ka lëshuar një shkresë për ATK-në që t’i heq ato lista apo t’i heq nga lista numrat personal të individëve apo të dhënat e ndjeshme, por nuk e ka bërë”, ka thënë ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco