Dugolli: Sot jemi testuar, një numër i madh i deputetëve rezultuan me COVID-19

Dugolli: Sot jemi testuar, një numër i madh i deputetëve rezultuan me COVID-19

17:59, 27/01/2022

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit në të cilën po debatohet për gjendjen e pandemisë në vend, është duke vazhduar edhe pas pesë orëve,

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, tha se ky debat nuk po sjellë asnjë fryt, pasi që sipas tij, deputetët vetëm po shpërfaqin hipokrizi dhe se ata nuk janë të duhurit për “t’iu shitur mend” qytetarëve, pasi që ata vetë nuk i respektojnë masat anti-COVID.

Madje, ai bëri të ditur se para fillimit të seancës sot janë testuar deputetët dhe një numër i madh i tyre ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Është hipokrizi, sepse ne deputetët vetë jemi bartës të virusit. Sot u bënë disa testime dhe doli që një numër i madh i deputetëve janë të infektuar me COVID -19… Shiko sa deputetë jemi dhe sa po i zbatojmë vendimet e IKShPK-së dhe ligjin që e kemi miratuar vetë. Prandaj, jemi të fundit që duhet “t’iu shesim mend qytetarëve, tash e pesë orë”, tha ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco