Dalin audio-incizime të reja, këtë herë është Konjufca protagonist

Dalin audio-incizime të reja, këtë herë është Konjufca protagonist

17:24, 27/01/2022

Glauk Konjufca, aktualisht kryeparlamentar, ishte një prej protagonistëve në mbledhjen e janarit të vitit 2018, kur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ishin ndarë në dysh. 

Konjufca kishte folur i pari ne nje nga mbledhjet e VV-se, derisa kërkonte të dinte se ku po qëndronte problemi me dorëheqjet, Konjufca kishte treguar për disa pakënaqësi e kritika që vetë ai i kishte për Lëvizjen Vetëvendosje.

Demokracia.com ka siguruar audio-incizimin e takimit të fundit të kryesisë së LVV-së, para se këtij subjekti politik t’i iknin shumica e figurave kryesore.

Glauk Konjufca e kishte hapur mbledhjen ndërmjet kryesisë së partisë dhe grupit parlamentar të LVV-së, ku kërkonte të dinte sesi erdhi situata deri te një prej përçarjeve më të mëdha të partisë, duke i pyetur anëtarët e dorëhequr se ku qëndronte problemi.

Konjufca flet kryesisht në vetën e parë, duke iu referuar edhe kolegëve të tij që e njohin “pak më thellë dhe më intimisht”.

“Unë për vete kam qenë gjithmonë njëri prej kritikëve të LVV-së. Për ata që më njohin pak më thellë dhe më intimisht, unë nuk e konsideroj gjithmonë vetveten si njëfarë kritiku që kam qenë i LVV-së. Kritika ime ndaj LVV-së është zhvillu vetëm në rrethe të ngushta. Nuk kam dashtë ajo me u bë pjesë e betejave politike të tjetërkujt. E kam mbajt vetëm mes miqsh, disa prej tyre që janë këtu. Natyrisht që secili prej juve i keni pas brengat edhe ato mospajtimet me LVV-në. Ato i kam pasur edhe unë dhe i kam ende. Mirëpo, gjithmonë kam vepruar sipas parimit që gjërat që i kemi bërë të domosdoshme dhe të mira, janë më të rëndësishme se ato që mund t’i kemi bërë gabim”, dëgjohet duke thënë Konjufca.

Ndërsa, në një moment tjetër, Konjufca dëgjohet duke ua shpjeguar anëtarëve të dorëhequr edhe disa probleme që i kishte me LVV-në, ku tregon se jo gjithmonë i kishte respektuar aksionet e ndërmarra nga partia, të cilat gjatë kohës sa ishin në opozitë kanë qenë të shumta.

“Qaq kam pasë problem me LVV-në ndonjëherë, nuk i kam respektuar disa aksione. Një aktivist më pat dhënë patligjan me gjuajt Robert Cooperin (ndërmjetësuesi i BE-së në bisedimet teknike Kosovë–Serbi), nuk kam gjuajtur. Unë nuk mendoj që ajo është mirë, por ia rezervoj vetes deri diku si të veproj sipas mendjes time dhe pajtueshmërisë së shumicës”, dëgjohet duke thënë Konjufca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco