Një nxënës ther me thikë një person në oborr të shkollës

Një nxënës ther me thikë një person në oborr të shkollës

17:19, 27/01/2022

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në mesditë në oborrin e shkollës së fshatit Bresanë të Komunës së Dragashit, ku një person është therur me thikë nga një nxënës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se i lënduari është dërguar në Spitalin e Prizrenit.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme. Njësitet po merret rastet. Veprimet janë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco