Ku do t’i marrë Qeveria e Kosovës 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike?

Ku do t’i marrë Qeveria e Kosovës 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike?

11:59, 26/01/2022

Sipas Hekuran Muratit, Ministrit të Financave, Qeveria nuk do ta ketë problem t’i ndajë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike.


Murati tha se janë përkujdesur që të ketë buxhet të mjaftueshëm për situata të jashtëzakonshme si kjo me krizën energjetike.

“Ne si Qeveri jemi përkujdesur që gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2022 jemi përkujdesur që t’i kemi hapësirat e nevojshme, pra fleksibilitetin e nevojshëm marrë parasysh pandeminë. Çdoherë kemi paraparë që mund të ndodhë një situatë e jashtëzakonshme. Sa i përket ndarjeve buxhetore, nuk besoj që do të kemi problem, megjithëse kjo normalisht që është një marrë shtesë edhe për buxhetin. Ne jemi duke punuar që probleme të tilla të cilat i kemi trashëgu dhe nuk kanë gjetur zgjidhje për 20 vitet e kaluara, do të mundohemi t’i zgjidhim në afatin sa më të shkurtër”, tha Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco