Kush e planifikoi vrasjen e Vuçiqit? Europol zyrtarisht informoi për kërcënimin

Kush e planifikoi vrasjen e Vuçiqit? Europol zyrtarisht informoi për kërcënimin

22:31, 23/01/2022

Ivica Daçiq ka deklaruar se dje ishte hera e parë që kur Serbia bashkëpunoi me Europolin, pasi Europol kishte publikuar zyrtarisht informacion mbi kërcënimin që iu bë sigurisë së presidentit serb, Aleksadar Vuçiq.

Duke folur për raportimet lidhur me vrasjen e planifikuar të Vuçiq-it, Daçiq tha se po ta shpallte këtë ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin ndoshta edhe nuk do të ishte i bindshëm apo i besueshëm për publikun.

Ai ka theksuar se këto janë gjëra të besueshme dhe se duhet të ndalohet sa më parë nënçmimi i këtyre informacioneve.

Ai madje foli edhe për Zdravko Ponosh, i cili është kandidat për President të Serbisë.

Ai tha se Ponosh nuk është konkurrencë e Vuçiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco