'Ka ardhur koha që...', deputetja e VV-së flet për planet e 'qeverisë Kurti' në shëndetësi

'Ka ardhur koha që...', deputetja e VV-së flet për planet e 'qeverisë Kurti' në shëndetësi

22:08, 23/01/2022

Fatmire Mulhaxha-Kolçaku nga Vetëvendosje ka shkruar rreth qeverisjes së qeverisë 'Kurti' në sektorin e shëndetësisë, shkruan Syri.net Kosova.

Ajo ka theksuar se bazuar në vërejtjet dhe ankesat e dëgjuara nga kolegët dhe studentët e mjekësisë,
ajo çfarë u kam thënë është se besoj fuqishëm se:

"Ka ardhur koha që vartësi mos me e mbulu më përgjegjësin e vet nga frika për hakmarrje, për shkeljet apo keqpërdorimet në punë, që cenojnë mbarëvajtjen e punës. 
Ka ardhur koha që askush mos të tolerohet vetëm bazuar në pozitën që ushtron, e kur vepron në kundërshtim me ligjin.
Ka ardhur koha që të mos pengohet studenti ekselent për qejf të disa mentorëve në avancim akademik.
Ka ardhur koha që të harrojnë studentët fjalët nga disa profesorë, se 10 është vetëm për mua (apo në rastin më të mirë për të përzgjedhurit e tij, e që jo rrallë kanë rastisur familjarë më të afërt). 
Ka ardhur koha, që nota të jetë reflektim i dijes, e jo e vullnetit të dikujt që të sheh si konkurrent. Për këtë ekzistojnë komisionet vlerësuese për ankesa.
Ka ardhur koha t’i themi STOP notave përmes favoreve të ndryshme, gjë që është "sekret" publik.
Ka ardhur koha të flitet dhe denoncohet lirshëm për dukuri negative, sepse fajtori do të ndëshkohet, e jo ai që denoncon dukuri negative. Kjo do të vlerësohet në menyrën më të pavarur pa asnjë ndikim, dhe nga organet kompetente.
Ka ardhur koha të përgëzohen dhe vlerësohen të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e kuadrove meritore dhe që mbështesin punëtorët e mirëfilltë.
Edhe pse ligji nuk e ndalon që pas orarit të punës të ushtrohet profesioni edhe diku tjetër, ka ardhur koha që të respektohet ligji për ushtrimin e pozitave menaxheriale dhe të hapet rrugë për kuadro të reja kundrejt "supermenave" me pozita te shumta.
Ka ardhur koha e vlerësimit të profesionistëve që e duan punën dhe profesionin, e mbi të gjitha që e trajtojnë pacientin në mënyrë të dinjitetshme.
Nëse dikujt i pengon synimi i #QeverisëKurti për sundim të ligjit dhe drejtësi sociale, është problem i tij.", ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco